Durrësi është një nga qytetet më të vjetra, themeluar në shekullin e 6-të para Krishtit ndërsa Kruja ka monumente mesjetare te periudhës osmane
Kohezgjatja: Nje dite
Vendndodhja: Kruje, Durres, Tirane
Nisja per Kruje Kruja ka qënë qëndër e rezistencës shqiptare kundër osmanëve nën komandën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu. Ai nuk lejoi ushtrinë osmane te kalonte kufirin e Evropës Perëndimore për 25 vjet, duke fituar titullin e "Athleta Christi", dhënë nga Papa në atë kohë. Do të vizitohet Muzeu i Skenderbeut dhe ai Etnografik i pajisur me pothuajse të gjitha sendet origjinale nga fundi i shekullit të 19-të. Së fundi do të ecim nëpër Çarshinë e famshme të Krujës , që është plot me punime tradicionale dhe suvenire. |
|
Ne Durres Pas vizitave do te vazhdojmë drejt Durrësit, një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri dhe i pari dhe ndoshta më i rëndësishmi prej kolonive greke në vend. Qyteti u themelua në vitin 627 para Krishtit me emrin Epidamnus nga grekët e ardhur nga Korkyra (Korfuzi i sotëm) dhe nga Korinti. Autorët grekë dhe romakë kanë quajtur "Qyteti i adhurimit" për shkak te tempujve, statujave dhe monumenteve të tjera. Megjithatë, vetëm disa dëshmi kanë mbetur per të na kujtuar ditët e lavdisë të këtij qytetit, kryesisht për shkak të tërmeteve dhe, gjithashtu per faktin se Durrësi ka qenë i banuar vazhdimisht gjatë gjithë kohës. Prandaj ka ndryshuar vazhdimisht pamje në përputhje me rrethanat. Ne do të vizitojmë disa prej mbetjeve të tilla si amfiteatri, forumi, muzeu arkeologjik, kulla veneciane dhe muret e jashtme. Një pije freskuese ose kafe në një bar panoramik para se të kthehemi në Tiranë. Fundi i shërbimit tonë |