Eksploroni Shkodrën, një nga qytetet më të vjetra dhe më tërheqëse në veri të Shqipërisë, dhe Krujën me muzetë e saj dhe pazarin e vjetër
Kohezgjatja: Nje dite
Vendndodhja: Shkoder, Kruje, Tirane
Shkoder Në mëngjes nisemi me makinë për në Shkodër, qytetin më të rëndësishëm të Shqipërisë veriore, i vendosur në një pllajë të bukur përballë liqenit më të madh në Ballkan, qe ka emrin e qytetit, dhe ne sfond ndodhen Alpet Shqiptare. Ne do bëjmë në këmbë në "Gjuhadol", një zonë e sapo rinovuar për këmbësorët, me arkitekturë te ndikuar nga ajo italiane dhe austriake, dëshmi e lidhjeve historike të këtij qyteti me të dyja këto vende. Pastaj ne do të vizitojmë Muzeun Marubi (master-fotograf i fund shekullit të 19-të), e cila eskspozon disa publikime të vjetra. Marubi ka bërë fotografinë e parë në Ballkan në 1856. Marubi qendroi dhe jetoi në Shkodër, por ka qënë i ftuar edhe për të punuar për Mbretin e Malit të Zi. Ai ka lënë një pasuri prej 500 000 negativë ne qelq. Përzgjedhja publikimeve që ne do të shohin, tregojnë njerëzit dhe jetën e zonës si ka qënë gati 2 shekuj më parë. Shkodra është kryeqyteti i vetëm ilir i përmendur në shekujt e 2-3 para Krishtit.Duke vizituar kështjellën Rozafa ne do të përjetojmë jo vetëm supremacinë që ilirët ndjenin mbi armiqtë e tyre duke qëndruar në një Kalaja kaq madheshtore, por gjithashtu do të admirojmë një pamjet befasuese ne 360 gradë. Pas kesaj vizite sugjerojmë drekë në një restorant familjar i agro-turizmit, qe ndodhet mes Shkodrës dhe Lezhës. Aty do te shijojmë disa specialitete të këtij rajoni të tilla si turshi, djath vendi, vaji i ullirit bio, disa lloje të bukës etj në formën e tyre të thjeshtë dhe specialiteti kryesor i restorantit është mish geci i gatuar në një mënyrë shumë tradicionale |
|
Tirane Pas drekës vazhdojmë drejt Krujës, që ka qënë qëndër e rezistencës shqiptare kundër osmanëve nën komandën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu. Ai nuk lejoi ushtrinë osmane te kalonte kufirin e Evropës Perëndimore për 25 vjet, duke fituar titullin e "Athleta Christi", dhënë nga Papa në atë kohë. Do të vizitohet Muzeu i Skenderbeut dhe ai Etnografik i pajisur me pothuajse të gjitha sendet origjinale nga fundi i shekullit të 19-të. Së fundi do të ecim nëpër Çarshinë e famshme të Krujës , që është plot me punime tradicionale dhe suvenire.Kthim ne Tiranë.Fundi i sherbimit tonë |