Ekskursioni do fokusohet ne Krujë, qendër e rezistencës kundër pushtimit osman, ku do te vizitohet kështjella e saj, muzetë dhe pazari i vjetër
Kohezgjatja: Nje dite
Vendndodhja: Kruje, Tirane
Nisja per Kruje Kruja ka qënë qëndër e rezistencës shqiptare kundër osmanëve nën komandën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu. Ai nuk lejoi ushtrinë osmane te kalonte kufirin e Evropës Perëndimore për 25 vjet, duke fituar titullin e "Athleta Christi", dhënë nga Papa në atë kohë. Do të vizitohet Muzeu i Skenderbeut dhe ai Etnografik i pajisur me pothuajse të gjitha sendet origjinale nga fundi i shekullit të 19-të. Së fundi do të ecim nëpër Çarshinë e famshme të Krujës , që është plot me punime tradicionale dhe suvenire. |
|
Ne Tirane Pas ketyre vizitave do të kthehemi në Tiranë për të bërë një vizitë me makine të kryeqytetit ku do të shohim shumicën e monumenteve duke përfshirë ndërtesat shumëngjyrëshe , të cilat me parë kane patur një ngjyre gri te trishtueshme , tipike e blloqeve të apartamenteve te ndërtuara në periudhën komuniste . Duke filluar nga zona perballë zyrës së Kryeministrit do të vazhdojmë vizitën nv zonën e njohur si Blloku i cili deri në vitin 1991 ishte një zonë "mos kalo" për shqiptarët e zakonshëm për shkak të faktit se të gjithë anëtarët e Byrosë Politike, duke përfshirë edhe vetë diktatorin kishin vilat e tyre atje . Më pas do të vizitojmë një shtëpi të vjetër karakteristike të Tiranës, e cila është njëkohësisht edhe shtëpia e një piktori te famshëm shqiptar. Ne do të vizitojmë dhomën e vjetër te pritjes ku brenda ndodhet një ballkon i stilit otoman dhe oxhaku.Ne këtë dhomë janë vendosur shumica e pikturave. Ne të vazhdojmë në këmbë për të vizituar një tjetër shtëpi e ndërtuar gjatë shekullit të parë ku do te shohim objekte interesante nga e kaluara komuniste e vendit . Turi jonë përfundon me një vizitë të Galerisë Kombëtare të Arteve, konkretisht në seksionin artit te realizmit socialist, për të parë përdorimin e artit si propagandë gjatë sundimit të një regjimi totalitar . Fundi i shërbimit tonë |