Tirana eshte kryeqyteti dhe qyteti me i madh i Shqiperise. Edhe pse nje kryeqytet i ri dhe modern origjina e Tiranes sin je qender e banuar eshte mjaft e vjeter me disa teori dhe mite qe shoqerojne emrin aktual te saj me versione te lashta.
Nje version eshte se emri rrjedh nga fjala "Theranda", te cilen burimet greke dhe latine e perdornin per t’ju referuar kesaj zone pas termit "te Ranat" e perdorur nga banoret dhe qe do te thote „materiale te rena“ qe i referohej perberjes se terrenit, rreshqitja e tokes nga uji i maleve perreth.
Sipas nje teorie tjeter emri vjen nga fjala " Tirkan", emer i perdorur nga historiani bizantin i shekullit te gjashte Prokop per t’ju referuar nje keshtjelle, e cila ishte ndertuar per here te pare ne shekullin e pare para Krishtit ne malin e Dajtit dhe rrenojat e saj jane ruajtur.
Disa thone vjen nga "Tyros", fjale e vjeter greke per ‚Baxho‘, me hipotezen se ndodhej ne fushen ku mblidheshin barinjte e zonave perreth per te tregetuar produktet e qumshtit. Ne cilindo rast emri i Tiranes eshte perdorur ne formen e sotme te pakten nga fillimi i shekullit te 15-te, si eshte permendur ne nje dokument venecian te 1418.
Te dhenat e regjistrimeve te para te vendit nen sundimin osman ne 1431-32 tregojne se Tirana atehere perbehej nga 60 zona te banuara, me rreth 1000 shtepi dhe 7300 banore. Nje shekull me vone1583 popullsia ishte trefishuar duke arritur ne 20 000 banore.
Tirana modrene u themelua ne 1614 nga Sulejman Bargjini "Pasha", nje sundimtar vendas nga Mulleti, I cili ndertoi nje xhami, nje furre buke dhe nje hamam (sauna turke). Qyteti filloi te rritej ne fillim te shekullit 18, por mbeti nje qytet I parendesishem deri ne momentin qe u shpall kryeqytet I Shqiperise ne 1920. Kjo ishte kryesisht per shkak te pozites gjeografike pak a shume ne qender te vendit mes gegeve ne very dhe toskeve ne jug. Deri ne fund te 1920, kur influence italiane u be mjaft e forte, qendra e qytetit mori pamjen e nje kryeqyteti. Arkitekte te njohur te perjudhes musoliniane ne Itali Florestano de Fausto dhe Armando Brasini ishin konceptuesit qe ndertuan sheshin kryesor, i cili sot mban emrin e Heroit Kombetar Shqiptar Skenderbeut, Bulevardin e madh, ndertesate ministrive, Banken Kombetare, Bashkine e qytetit dhe Pallatin e Brigadave (ish Pallati Mbreteror, sot Pallati Presidencial).
Sot Tirana eshte qendra e jetes politike, ekonomike dhe kulturore e vendit me mbi 700 000 banore.
Ne vitet e fundit Tirana ka pare ndryshime thelbesore ne pamjen e saj. Blloqet e apartamenteve te stilit komunist jane pikturuar me ngjyra te shndritshme dhe me modele abstrakte nga nje artist i cili u kthye ne Kryetar Bashkie. Kjo nuk eshte vetem nje zgjidhje e shpejte, por dhe nje pervoje frymezuese per banoret dhe vizitoret. Per me teper qyteti ka patur nje zhvillim ne rritje ne infrastrukturen moderne qe kontribuon ne pamjen metropolitane te qytetit.
Fakte interesante dhe hipoteza
A e dini se:
• Ka tre hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë:
1. Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet greke dhe latine, që vendasit e quanin Të rënat, që do të thotë “rrëzuar”, kjo sepse fusha ku u ngrit qyteti ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta të maleve përreth që sillnin ujërat.
2. Kjo fjalë vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në malin e Dajtit, shume afër qytetit të sotëm. Rrënojat e kësaj kështjelle që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit ekzistojnë akoma.
3. Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros (Τύρος) që do të thotë bulmet. Kjo për shkak të tregtisë së hershme të bulmetrave që zhvillohej në fushën e Tiranës
• Emri i Tiranës është përmendur për herë të parë në një dokument venecian të vitit 1418.
• Regjistrimi i parë mbi popullsinë e Tiranës u hartua nga pushtuesit otomanë në 1431-1432 i cili tregoi se kishte 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.
• Në regjistrimin e vitit 1583 Tirana kishte 20 000 banorë.
• Në vitin 1769 Tirana dhe rrethinat e saj eksportonin 2600 fuçi me vaj ulliri
• Në fillim të shekullit të XX zona e Tiranës kishte 140 000 pemë ulliri dhe 400 mullinj vaji, ndërsa në treg numëroheshin 700 dyqane.
• Në 1990 Tirana kishte 250 000 banorë ndërsa tani numëron më shumë se 700 000 për shkak të lëvizjes demografike, ku njerëzit nga i gjithë vendi u transferuan në kryeqytet.