Transporti në Tiranë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza që ndodhet afër fshatit Rinas, është rreth 20 km larg nga Tirana dhe ka shumë fluturime direkt nga Evropa. Lidhjet me qytetet kryesore përfshijnë Londrën, Frankfurtin, Milanon, Romën, Vjenën, Zyrihun, Athinën, Beogradin, Bolonjën, Budapestin, Stambollin ndërsa linjat ajrore të cilat fluturojnë në Tirane janë: Adria, Aegean, Air One, Alitalia, Austrian, British Airways, Lufthansa, Malev, Olimpic, Turkish,etj. Aeroporti i është dhënë me koncesion një kompanie gjermano-amerikane e cila ka ndërtuar një terminal te ri për pasagjerët dhe sapo e ka zgjeruar duke ndërtuar një terminal të dytë, si ka rritur kapacitetin e fushës së uljes së avionëve.
Transporti publik nga aeroporti i Tiranës
Ekziston një linjë e rregullt autobusi nga aeroporti për në qendrën e kryeqytetit çdo një orë.
Taksitë dhe Limuzinat nga aeroporti i Tiranës
Çmimi i taksive nga aeroporti për në qendrën e qytetit fillojnë nga 20-25 Euro. Çmimi i taksive brenda Tiranës variojnë nga 4-5 euro brenda 2 pikave. Ju lutem të vini re që taksitë e licencuara kanë numra me ngjyre të kuqe në fushë të verdhë në targat e tyre.
Transfertat e Albania Holidays
Albania Holidays ofron shërbim transfertë nga aeroporti me automjete private duke filluar nga 20 Euro. Ne mund të organizojmë gjithashtu transferta private duke përdorur automjete luksoze dhe limuzina, si dhe të organizojmë transferta me mini-bus dhe autobusë për grupet. Nëse dëshironi te rezervoni me ne një nga këto transferta nga aeroporti, ju lutem kontaktoni një nga agjentët tanë tek
sales@tirana-hotel.com.
Transporti Publik në Tiranë
Tirana është një qytet kompakt ku vendet interesante dhe argëtuese janë afër dhe ku mund të shkohet shumë lehtë edhe në këmbë. Autobusët janë mjetet e vetme të transportit publik në Tiranë. Ata përdoren për të lidhur periferitë me qendrën e Tiranës. Për këtë shërbim s’ka ndonjë orar të caktuar, por këtu autobusët janë të shpeshtë. Çmimi i biletës është gjithashtu i arsyeshëm.
Makina me qira ne Tirane
Megjithëse nuk rekomandohet që ta ngasësh vetë makinën në Tirane, për shkak të trafikut të rënduar dhe vështirësive për të parkuar, shërbimet e makinave me qera janë të disponueshme në Aeroportin e Rinasit dhe ne qytet. Gjithsesi disponibiliteti nuk është gjithmonë i sigurt me kërkesat gjithnjë e në rritje, veçanërisht në sezonin e lartë, prandaj ne do t’ju sugjeronim që të rezervonit më përpara. Ne ju ofrojmë mundësinë te rezervoni përmes nesh një makinë nga kompani prestigjioze si: Sixt, Tirana Car Rentals, Eurocar and Avis.