Mozaiku i Tiranes eshte nje nga monumentet me te vjetra te zbuluara ne Tirane, i cili mendohet te kete qene pjese e nje shtepie romake te ndertuar ne shekullin e 3-te pas Krishtit. Me vone, ne shekullin e 5-te dhe te 6-te u ndertua nje kishe ne kete vend. Rrenojat e kesaj bazelike paleokristiane u zbuluan ne vitin 1972. Sot ky vend ofron disa nga mozaiket e lashte te zbuluar, te cilet shfaqin modele te ndryshme gjeometrike dhe pershkruajne shpende dhe peshq. Mozaiku u rihap per publikun me 23 janar 2010 dhe eshte i vendosur ne rrugen "Naim Frasheri".
Kalaja e Tiranes, e njohur edhe si Kalaja e Justinianit, daton para vitit 1300 dhe eshte nje mbetje e epokes bizantine. Kalaja eshte vendi ku kryqezoheshin rruget kryesore lindje – perendim dhe veri – jug duke formuar zemren e Tiranes. Gjithcka ka mbetur nga kalaja mbi toke eshte nje mur 6m i larte nga epoka otomane. Themelet e murit te zbuluara kohet e fundit jane perfshire ne pedonalen Murat Toptani.
Xhamia e Ethem Beut. Ndertimi ka filluar ne vitin 1789 nga Molla Beu dhe perfundoi ne 1823 nga djali i tij Haxhi Ethem Beu, sternipi i Sulejman Pashes. E mbyllur gjate regjimit komunist, xhamia u rihap ne vitin 1991 si nje shtepi adhurimi pa lejen e autoriteteve. 10 000 njerez kurajoze guxuan te marrin pjese dhe cuditerisht policia nuk nderhyri. Ngjarja ishte nje moment historik ne rilindjen e lirise fetare ne Shqiperi. Hidhini nje sy afreskeve jashte dhe ne portik, te cilat pershkruajne pemet, ujevarat dhe urat, gje qe shihet rralle ne artin islam.
Kulla e Sahatit ne Tirane eshte ndertuar ne vitin 1822 nga Haxhi E’them Beu, i cili perfundoi gjithashtu ndertimin e Xhamise se E’them Beut. Shkallet jane ne menyre spirale dhe kane 90 shkalle. Kulla eshte 35 metra (115 kembe) e gjate dhe ishte ndertesa me e larte ne Tirane ne ate kohe. Ajo kishte fillimisht nje kambane nga Venecia qe binte cdo ore. Ne vitin 1928 Bashkia e Tiranes bleu nje ore te re ne Gjermani per te zevendesuar ate ekzistuesen. Ora u shkaterrua nga bombardimet gjate Luftes se Dyte Boterore dhe u zevendesua ne vitin 1946 me nje ore shifrore nga nje kishe ne Shkoder. Ne vitin 1970 ora shifrore u zevendesua nga nje ore kineze. Aksesi per ne majen e kulles ka qene I disponueshem pa pagese qe nga viti 1996.
Ura e Tabakeve apo “Tanners” ka qene pjese e rruges qe lidhte Tiranen me Dibren permes Shengjinit. Ishte nje aks i rendesishem qe lidhte Tiranen me zonat malore ne lindje te qytetit dhe eshte perdorur kryesisht nga karvanet e produkteve bujqesore ose blegtorale per te therur ne qytet. Kasapet dhe lekurepunuesit ishin te njohur zakonisht si Tabake, pra rruga dhe me pas ura moren kete emer. Ura eshte konsideruar si deshmi e zhvillimit urban te Tiranes ne shekullin e 18-te dhe te rritjes se komunikimit me zonat e brendshme te Shqiperise dhe keshtu ka rendesi te madhe per komunen e cila perfundoi rindertimin e saj ne vitin 2007.
Kryegjyshata Boterore Bektashiane. Qe nga viti 1925, kur ishin te ndaluar ne Turqi, Tirana ka qene qendra kryesore ne boten e bektashinjve, nje urdher dervishesh qe marrin emrin e tyre nga Haji Bektashi, nje shenjtor Sufi i shekujve te 13-te dhe 14-te. Ishte i njejti Haxhi Bektash i cili bekoi jeniçeret, trupat luftetare te famshme osmane qe fillimisht perbeheshin nga rekrute jo muslimane, shume prej te cileve Shqiptare. Ky eshte nje versjon liberal i fese islame me nje pikpamje me lirike per jeten dhe Zotin.
Bulevardi kryesor I Tiranes u ndertua ne vitin 1930 dhe ju dha emri I Mbreiti “Zogu I”. Ne perjudhen komuniste, pjesa nga Sheshi I sotem Skenderbej deri tek ndertesa e Rektoratit te Universitetit u quajt “Deshmoret e Kombit”, ndersa pjesa nga qendra tek stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin. Pas renies se komunizmit Bulevardit Stalin iu rikthye perseri emri original “Zogu I”. Bulevardi qe nga krijimi I tij vepron si nje deshmi historike e 100 viteve te fundit te zhvillimit te Tiranes, pasi eshte I pasur me ndertesa te ngritura ne periudha te ndryshme te historise se kryeqytetit.
Zona e Bllokut eshte vendi ku ishin te vendosura vilat e ish diktatorit komunist Enver Hoxha si zyrtareve te tjere te rangut te larte te Partise dhe deri ne vitin 1990 zona ruhej nga ushtare te armatosur, duke e bere nje nga vendet me te ndaluara per njerezit e zakonshem ne Shqiperi.
Sot zona eshte lehte e arritjshme nga te gjithe, por eshte bere ekskluzive per shkak te kafeneve me moderne, bareve, restoranteve, dyqaneve dhe klubeve te nates te vendosura atje.
Nese ju doni te beni nje vizite te shpejte tek vila e diktatorit gjate dites, ndersa po rufisni nje kapucino te kendsheme ose te merrni nje vakt dhe nje koktej te shijshem I rrethuar nga vendasit te veshur moderne, Blloku eshte vendi ku duhet te jeni.
Pallati I Kultures, ku jane te vendosur Teatri I Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombetare, u perfundua ne vitin 1963 ne vendin e pazarit te vjeter te Tiranes me tullen e pare te vendosur nga Presidenti I Bashkimit Sovjetik Nikita Khrushchev gjate vizites se tij ne Shqiperi me 1959.
Monumenti I Skenderbeut eshte nje monument I heroit Kombetar te Shqiperise me kale, I ngjitur ne sheshin kryesor ne vitin 1968. Eshte veper e skulptorit Odhise Paskali ne bashkepunim me Andrea Mana dhe Janaq Paço. Perkujton rastin e 500 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar dhe zevendeson nje statuje te Stalinit, gje qe tregon perkeqesimin e marredhenieve me ruset dhe konfirmohet nga dalja e Shqiperise nga Traktati I Varshaves po ate vit.
Monumenti Nene Shqiperi eshte nje statuje e cila portretizon nje grua me nje yll ne pellemben e dores se ngritur. Eshte 12 metra e gjate dhe u perurua ne varrezat “Deshmoret e Kombit” ne 1971. Eshte nje nga ato statuja te imponuara te epokes komuniste, te cilat shume njerez e gjejne interesante dhe te veçante, per kete arsye ne mendojme se mund te jete interesante per t’u vizituar.
Galeria e Arteve Figurative u krijua ne vitin 1976 dhe perfshin rreth 3200 vepra te autoreve shqiptare dhe te huaj. E nje interesi te veçante per vizitoret eshte pjesa e veprave nga periudha komuniste, me piktura dhe skulptura qe pershkruajne “arritjet” e socializmit Shqiptar. Edhe pse u quajt Arti I Realizmit Socialist, realiteti ne terren eshte shume I ndryshem nga ai qe shfaqet dhe pas renies se regjimit ishte e qarte se kjo ishte propaganda e detyrueshme mbi vete artistet dhe mases.
Muzeu Historik Kombetar u ndertua ne vitin 1981. Mozaiku dekorativ ne pjesen ballore eshte quajtur “Shqiperia” dhe paraqet zhvillimin e histories se Shqiperise nga iliret tek partizanet dhe nje pjese e vete artit pefaqeson Artin e Realizmit Socialist. Muzeu brenda eshte i kururar shume mire dhe jep nje pasqyrim vertet te detajuar te vendit dhe popullit ne rrugetimin e tij gjate shekujve nga iliret deri ne ditet e sotme.
Piramida siç e quajme sot, ishte me perpara Muzeu Enver Hoxha i inaguruar ne vitin 1988, tre vjet pas vdekjes se diktatorit. Piramida u projektua nga nje grup arkitektesh nen drejtimin e vajzes se diktatorit, Pranvera dhe burrit te saj, Kelment Kolaneci. Tani eshte Qendra Nderkombetare e Kultures, por per shkak te lidhjeve te saj me te kaluaren ajo nuk eshte mirembajtur nga shqiptaret dhe eshte lene pas dore nga qeveria.
Mali i Dajtit eshte konsideruar si nje ng a simbolet e Tiranes dhe ka joshur vizitoret po ashtu si banoret e qytetit me premtimin e ajrit te fresket. Ne ditet e sotme eshte me e lehte te ngjitesh malin duke marre teleferikun Dajti Ekspres ose duke udhetuar me makine per ne parkun kombetar. Mundimi do t’ju shperblehet nga pamjet fantastike, pyjet e bukura dhe restorantet e mira.